Klodiana Spahiu pritet të jetë emri i ri në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas dorëheqjes së Evis Salës nga posti ministror.

Spahiu pritet të marrë drejtimin e dikasterit të Shëndetësisë, një ditë pas largimit të Salës nga qeveria. Spahiu është deputete e Partisë Socialiste dhe aktualisht mban postin e nënkryetares së Kuvendit. Në aktivitetin parlamentar ajo ka qenë e angazhuar edhe në çështjet e shëndetësisë.

Evis Sala dha dorëheqjen më 2 shtator, gjatë mbledhjes së qeverisë. Ajo bëri me dije se vendimi lidhet me angazhime të reja ndërkombëtare në fushat e onkologjisë, inteligjencës artificiale dhe inovacionit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBAHÇALLEK, SHKARKIMET ULIN RITMIN E PUNIMEVE TEK URA
Artikulli tjetërBESARA GJURGJEJ EMËROHET DREJTORE E NJESISË VENDORE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR SHKODËR