Ministri i Mireqenies Sociale Blendi Klosi ishte i pranishem ne Shkoder teksa realizoi nje vizite ne ndermarrjen fasone te biznesmenit te njohur Gjergj Leqejza.Klosi i beri thirrje qytetareve ti drejtohen zyrave te formimit profesional pasi ka pune per ata qe duan te punojne.Klosi nenvizoi se arsimi profesional duhet te bashkpunoje ngusht me biznesin ne menyre qe studentet te orientohen sipas kerkesave te tregut te punes.

Sa i takon shifres alarmante te 100 mije shqiptareve qe kerkojne pune ne Gjermani, Klosi u shpreh se gjermania nuk kerkon emigrante ilegal por vetem ata qe jane te kualifikuar ne profesione te caktuara.Biznesmeni i njohur Gjergj Leqejza vleresoi vemendjen e qeverise drejt formimit professional I cili do ti vleje edhe biznesit privat.Ministri i Mireqenies Sociale u kerkoi qytetareve te cilet jane kerkim te nje pune ti drejtohen bizneseve private pasi ka plot vende te lira.Ai theksoi se qeveria do te vazhdoje te orientoje te rinjte drejt arsimit professional dhe larg dembelizmit duke mos pritur ne kete menyre shumen e vogel te ndihmes ekonomike.