Inspektorët e mjedisit kanë qenë shpesh target i akuzave të ministrit të turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi për mos vreprim në rastet e shkeljes së ligjit.

Ai i ka dhënë mundësinë që të trajnohen mbi inpektimin online në mënyrë që çdo kontroll të jetë transparent për publikun. Fakti pse inspektorët mjedisorë janë mbledhur në një sallë nuk do të thotë se problemet e mjedisit u zgjidhën. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u kujton se janë përgjegjës për atë që ndodh jashtë.

Në këtë ditë rojtarët e mjedisit do të trajnohen mbi inspektimin online për ti dhënë fund kështu kontrolleve abuzive apo korruptive në bizneset. Ndërsa në datën 16 dhjetor ata do ti nënshtrohen një testimi të parë nga administrata publike mbi profesionalizmin e secilit prej tyre. Ministri Klosi i vë në dukje rëndësinë që ka zbatimi i ligjit.