Kontrolli i Lartë i shtetit ka kallëzuar në prokurori shtatë funksionarë publikë në Shkodër dhe Sarandë. Në një njoftim për shtyp KLSH bën të ditur se gjatë aludimit të kryer në Kadastrën e Sarandës janë gjetur problematika të menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, duke dalë në përfundim se veprimtaria e tre ish zyrtarëve ka pasur devijime ligjore

Ndërkohë, KLSH ka zbuluar shkelje edhe nga katër funksionarë të drejtësisë së Rrugëve në Shkodër të cilët kanë kryer veprime të kundraligjshme. Në kuadër të angazhimit për të luftuar pa kompromis veprimet abuzive dhe ato të mashtrimit financiar me pronën publike, me synim përmirësimin e qeverisjes publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë ushtrimit të punës audituese ka konstatuar shkelje të cilat përbëjnë vepër penale në dy institucione.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FUNDOS BYLISIN DHE MERR 3 PIKË TË ARTA NË “ADUSH MUÇA”
Artikulli tjetërAksident, makina përfundon në kanal në aksin rrugor Shkodër-Velipojë