Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK, 9 zyrtarë të Bashkisë të Tropojës. KLSH ka dalë në përfundimin se këta persona kanë bërë shkelje të barazisë në tendera. Më konkretisht bëhet fjalë për palestër e terrene sportive në Shkollën Asim Vokshi dhe sisteme të jashtme në Gjimnazin “Asim Vokshi”.

NJOFTIMI

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të angazhimit në luftën pa kompromis kundër korrupsionit, ka konstatuar gjatë veprimtarisë së tij audituese shkelje të cilat përbëjnë konsumim të elementeve të veprës penale nga nëntë funksionarë të Bashkisë Tropojë.
Nga auditimi “Financiar dhe i Përputhshmërisë” i ushtruar në Bashkinë Tropojë, KLSH ka konstatuar:
– Shkelje të barazisë në tendera, nga anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt: “Shkolla Asim Vokshi- palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin “Asim Vokshi”.
Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK tre funksionarë të Bashkisë Tropojë, anëtarë të KVO-së, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, si dhe
-Veprime apo mosveprime të gjashtë funksionarëve të Bashkisë Tropojë, anëtarë të njësisë se prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i pesë segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan, Cërrnicë” të cilat në tërësinë e tyre përmbajnë elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Në lidhje me shkeljet e konstatuara, KLSH ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë kallëzim penal për personat e sipërcituar.

Artikulli paraprakLUIGI SORECA TAKOHET ME DEPUTETIN AGRON GJEKMARKAJ. JA ÇFARË U DISKUTUA
Artikulli tjetërYURI KIM GAZETARES ANILA HOXHA: SHBA NUK DO TA NJOHË PD NËSE ATË E MERR BERISHA!