Në bibliotekën “Marin Barleti” po zhvillohen një sërë aktivitetesh me synim afrimin e të rinjve me librin dhe nxitjen e kulturës së leximit. Prej dy vitesh, në bibliotekë funksionon klubi i librit ku të rinjtë mblidhen çdo javë për të diskutuar mbi libra të ndryshëm, duke ndarë mendime dhe ide mbi leximin.
Gjatë këtyre takimeve, një nga rregullat kryesore mbetet shmangia e përdorimit të celularëve me qëllim përqendrimin maksimal tek libri dhe diskutimet që zhvillohen.
Këto nisma vlerësohen si një hap i rëndësishëm për të afruar më shumë të rinjtë me leximin dhe kulturën e librit.

Artikulli paraprakATENTATI NDAJ ÇIFTIT MUJECI NË LEZHË/ HITA JEP DETAJE: SOT U KRYEN KONTROLLE ME FORCAT SPECIALE RENEA
Artikulli tjetërPANAIRI I PUNËS DHE I KARRIERËS