Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin e tyre imunitar të shkaktuar nga shkatërrimi i habitatit dhe zjarret, sipas një studimi të ri.

”Pastrimi masiv i tokës, humbja e habitatit nga zjarret dhe valët e nxehtësisë, çuan që sistemi imunitar i koalës të mbingarkohej nga një presion shtesë”, theksoi autor i studimit, Edward Narayan.

“Të dhënat tregojnë se koala po operon në kufirin e sipërm të pragut fiziologjik për të përballuar ndryshimet mjedisore”, theksoi ai.

Ai zbuluan se popullatat kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme kryesisht për shkak të sëmundjeve, më e zakonshmja prej të cilave është klamidia, ndaj së cilës ato janë bërë më të ndjeshme për shkak të “ekspozimit të zgjatur ndaj faktorëve stresues”.

Studimi, i botuar të mërkurën në revistën ”PLOS ONE”, paralajmëronte se trauma dhe sëmundjet mjedisore po e shtynin koalën “në prag të zhdukjes”.

Artikulli paraprakULEN TEMPERATURAT, SHIKONI SI DO JETË MOTI SOT
Artikulli tjetërINFO PLUS – 30.10.2020