Koalicionet, KQZ s’merr vendim Biba: Presim deri në datë 29 Prill

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të mos marrë asnjë vendim për kërkesën e PS dhe LSI për shtyrje të regjistrimit të koalicioneve politike për zgjedhjet e 18 qershorit. Kështu zyrtarisht PS dhe LSI do të shkojnë të vetme në zgjedhjet e 18 qershorit nëse do të zhvillohen zgjedhjet. Pas diskutimeve, kryetari i KQZ, Denar Biba deklaroi se nuk kemi pse të marrim vendim, pasi është një kërkesë që nuk ka një bazë ligjore që të na detyrojë të marrim një vendim. Por, sipas tij deri në datë 29 Prill partitë dhe koalicionet mund të regjistrohen, ndërsa pas kësaj date nuk ka më manovra politike. “Në cfarë do lloj rrethane KQZ nuk ka pse të marrë një vendim të njëanshëm që do të reflektonte vetëm interesat e një krahu politik. Nuk kemi pse të marrim vendim, është një kërkesë e rrallë, nuk ka një bazë ligjore që të na detyrojë të marrim një vendim. E çmoj, por KQZ nuk duhet të marrë vendim në lidhje me këtë kërkesë. Pas datës 29 Prill nuk ka më kohë për manovra politike” deklaroi ai. Data 29 Prill është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për deputetë dhe sipas kryetarit të KQZ mund të regjistrohen edhe koalicionet. Por përfaqësuesit e zgjedhur nga opozita në KQZ e kundërshtuan duke deklaruar se afatet për koalicionet janë shkelur dhe nuk mund të regjistrohen më. Kërkesa e PS-LSI, mundësi për opozitën Një ditë më parë, PS-LSI i kërkuan zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtyrjen e afatit të regjistrimit, për t’i dhënë kështu një shans të dytë opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në letrën e firmosur nga Gramoz Ruçi dhe Luan Rama thuhej se vijojnë negociatat me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë spektrit ekzistues politik të vendit në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Nga ana tjetër, Partia Demokratike e ka hedhur poshtë këtë ofertë, duke i kërkuar KQZ-së të rrëzojë shkresën e mazhorancës. Përmes një letre drejtuar KQZ-së, kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka thekson kundër argumentet me ato të shumicës. Sipas PD, një vendim pro shtyrjes është antiligjore dhe do ta përvijonte KQZ-në si një institucion politik i kapur nga qeveria.

Artikulli paraprakDIGJET DHE RAUNDI I DYTË PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT, ASNJË KANDIDAT
Artikulli tjetërSTRASBURGU MBYLL 21 JANARIN, 109 MIJË € DËMSHPËRBLIM FAMILJARËVE