Kandidatët për deputet të Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Lezhës zhvilluan një takim me qytetarët e Laçit, ku u diskutua mbi vizionin dhe prioritetet e këtij formacioni politik për të ardhmen e vendit. Duke folur para banoreve të Kurbinit mes një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme, kandidati Eduart Ndocaj u shpreh i bindur se dy forcat e mëdha politike, do të ndëshkohen me votë në zgjedhjet e 11-majit.

Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik Mark Ruçi, vlerësoi programin e këtij grupimi politik dhe kandidaturen e Eduart Ndocaj për Qarkun e Lezhës.

Gjatë këtij takimi qytetarët e Kurbinit shprehën hapur dëshirën e tyre për ndryshim dhe mbështetjen ndaj Koalicionit Euroatlantik, duke e konsideruar një alternative që ofron shpresë dhe zhvillim për Qarkun e Lezhës dhe gjithë Shqipërinë.

Artikulli paraprakINSTAT: RRETH 73 MIJË TURISTË TË HUAJ NË SHKURT, 32% MË SHUMË SE SHKURTIN E KALUAR
Artikulli tjetër“KEMI FUTUR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE NË MINISTRINË E DREJTËSISË”, RAMA: PO IDENTIFIKOHEN TË GJITHA MBIVENDOSJET E LIGJEVE, PËR DY VITE…