
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi jep detaje nga koalicioni i bërë mes LSI-së dhe Sali Berishës. Në një intervistë për Report Tv, ajo ka deklaruar se nuk e ka takuar Berishën, por negociatat i ka bërë me Flamur Nokën dhe Belind Këlliçin.
“Nuk do kemi kandidatët tanë, janë kandidatë të Grupit të Themelimit, që kanë ardhur nëpërmjet primareve, lider politik i koalicionit është Komisioni i Rithemelimit, ndërsa LSI është instrumenti i regjistrimit të kandidatëve së bashku me PDK, për të lehtësuar një proces burokratik, të situatës që ne kemi krijuar dashur pa dashje, LSI do i bëj thirrje qytetarëve për t’u drejtuar kutive të votimit dhe të votojnë kandidatin që ato mbështesin më tepër. Sot është e rëndësishme vendosja përballë e kandidatëve. Nuk kishim kandidatë, kandidatët e LSI në këto 6 bashki, nuk kanë të bëjnë me kandidatë të LSI sesa unifikimi i opozitës përpara Rilindjes. Grupi i Rithemelimit, është shumica e PD, Vasili dhe Braimmlari kanë negociuar.
Ajo ka thumbuar edhe Lulzim Bashën.
“Vetëm një kemi që futet në garë për të humdur, se del më i fituar”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se Lulzim Basha mund të mos hyjë në zgjedhje, pasi sipas saj nuk ka shpjegim tjetër fakti që nuk ka publikuar ende kandidatët.
-Mund të më thoni ju cili është morali që ka sot selia e bravave përballë qytetarëve të opozitës. Të gjitha kauzat e tradhëtuara. Që me kauzën e studentëve, rrugën e Kukësit, teatri kombëtar, unaza e re. Një aleat armik e keni cilësuar Lulzim Bashën! Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill. I hiqet mandati Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandati Ardit Celës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara.
Do keni një kundërshtar të fortë apo të dobët në këto zgjedhje?
Të nxjerrë kandidatët një hëre se nuk ka nxjerrë kandidatët. Afatet e fundit këto ditë janë. 6 shkurti është afati i fundit. Të mendosh që ka 10 vjet për primare dhe ende nuk ka hedhur emrat. Apo po bën sondazhe një listë apo dy lista. Është traditë e përhershme, është traditë që i mban gjërat në momentin e fundit. Unë shpresoj që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit po mos u çudisni kur të thotë që nuk bëhem pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ dhe nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, sepse kam përshtypjen që rezultatet do të jenë komplet ndryshe.
Mendoni që nuk do të hyjë në garë?
Po këtë punë ka bërë gjithmonë. Nuk na futi në zgjedhjet e 30 qershorit. Tha nuk do ti lëshojmë zyrat, i lëshoj zyrat me celësat me të gjitha me të tëra. Nuk do bëjmë këtë, nuk do bëjmë atë. Mbi trupin tim do kalojë ky, mbi trupin tim do kalojë ai.






