22 orë pas njoftimit se largohet nga Partia Socialiste dhe del si deputete e pavarur, ka reaguar sërish Marjana Koçeku.

Ajo ka postuar një foto të një flamingoje në Instagram dhe Facebook, duke lënë të kuptohet se arsyeja e largimit janë protestat dhe se këtyre të fundit u ‘bashkohet’.

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur në rrjetet sociale si “Neomalësorja”, ka njoftuar dje se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke deklaruar se do ta ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

 

BURIME TOP CHANNEL

Artikulli paraprakSHKODRA, MË E PREFERUARA NGA TURISTËT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË ISHULL SHËNGJIN, MAKINA PËRPLASET ME MOTORIN, DY TË PLAGOSUR