Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuuar në Shqipëri mbrëmjen e djeshme (15 janar 2025) për një trajtim të specializuar mjekësor.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau pamjet e mbërritjes së fëmijës së vogël me avion në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe transportimin i tij në Spital Universitar “Nënë Tereza”, ku mori dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza.

“Një familje e shpërngulur nga Gaza ka gjetur një strehë të sigurtë dhe të ngrohtë në Shqipëri. Fëmija 1 vjeç, i cili kishte nevojë të menjëhershme për trajtim mjekësor, është duke u asistuar me shumë sukses nga stafi i QSUN”, shkruan Koçiu.

Artikulli paraprakANËTARI I KRYESISË SË PD BARDH SPAHIA REAGON PËR NDARJEN NGA JETA TË IKONËS SË SPORTIT SABAH BIZI
Artikulli tjetërNË DASHURI SHMANGNI MOSMARRËVESHJET E PANEVOJSHME…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT