Të pastrehët në qytetin e Shkodrës janë një shqetësim madhor për zyrën e avokatit të popullit. Drejtuesi i kësaj zyre, Alfred Koçobashi thotë se institucionet shtetërore por edhe pushteti lokal ka ardhur koha që tashmë të ofrojnë zgjidhje për ata persona që janë të papunë dhe të pastrehë.

Për avokatin e popullit në Shkodër një problematikë serioze është edhe ajo e fëmijës të rrugës dhe atyre që shfrytëzohen duke treguar edhe raste konkrete. Po ashtu ky vit ka qenë i mbushur me ankesa nga qytetarët të cilat janë rritur tha avokati Koçobashi për shkak edhe të dinamikës së re në reformat që ka ndërmarrë qeveria.