Gratë dhe mësueset shkodrane janë mbledhur në një aktivitet me rastin e festës së 7-8 marsit ku të pranishëm ishin dy ministrat, ajo e mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli tha se gratë e vajzat vazhdojnë që të jenë në një situatë të vështirë mes dhunës. Nga ana e tij ministri Bushati theksoi paragjykimet ndaj grave. Në këtë aktivitet që u hap me një pjesë muzikore, në panel folën gra të suksesshme nga fusha të ndryshme ndërsa në fund salla përjetoi emocione nga interpretimi i çiftit Bruno Shllaku e Paskualina Gruda.

Artikulli paraprak“DHUNA NDAJ GRAVE, NË 8 MARS DUHET PROTESTUAR”
Artikulli tjetërKODHELI: ALERT NGA LINDJA JO NGA VENDET E RAJONIT