Kodheli mamografi falas për gratë ushtarake dhe civile të FA

Ministria e Mbrojtjes mamografi falas për gratë ushtarake dhe civile të FA. Kodheli: Gjejeni kohën për t’u diagnostikuar Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, nën kujdesin e veçantë të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes për një javë të plotë është në dispozicion të grave ushtarake dhe civile një makinë lëvizëse për kryerjen e mamografisë falas. Një bisedë të ngrohtë ajo zhvilloi edhe me Silvana Markgjoni, e cila ka luftuar për 21 vite me radhë me këtë sëmundje, duke e fituar këtë betejë jetësore vetëm falë vendosmërisë së saj. Në fjalën e saj ministrja Kodheli vlerësoi guximin, trimërinë dhe vendosmërinë e znj. Silvana Markgjoni, për t’i demonstruar vetes dhe të tjerëve që ne mund t’ia dalim vetëm duke bërë mamografinë. Kodheli: Unë jam një tjetër dëshmi e një personi që bëj rregullisht mamografinë, pavarësisht se çfarë kam bërë në jetë, pavarësisht se sa mundësi kam pasur, pavarësisht në çfarë moshe kam qenë mbi të 40, e kam bërë mamografinë çdo vit. Jo vetëm zonjat që janë nën uniformë, që kanë një tjetër qasje ndaj disiplinës edhe detyrimeve që kanë për veten e tyre dhe të tjerët, për përgjegjësitë që mbjanë, por edhe zonjat civile që punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të gjithë zonjave që punojnë në FA dhe të gjitha zonjat që na dëgjojnë sot, duhet thjeshtë dhe vetëm të gjejnë kohën për t’u diagnostikuar, është shumë e rëndësishme. Në fund të fjalës së saj Kodheli theksoi se kjo është sëmundja e shekullit dhe që po përparon.

Artikulli paraprakPLOT 2.5 TON KANABIS SHKARKOHET NE MES TE DITES NE NJE PLAZH TE SPANJES
Artikulli tjetërKLOSE LE FUTBOLLIN,ISH-SULMUESI EMEROHET ZEVENDES I LEV