Kryeministri Rama shkel Kodin Zgjedhor. 50 ditë para zgjedhjeve qeveria vendos tu japë 5 mijë lekë shpërblim pensionistëve. Kodi Zgjedhor përcakton në nenin 91 të tij se në një periudhë 4 muaj para zgjedhjeve ndalohen vendime me efekte financiare si rritje pagash e pensionesh, ndryshime në politikat fiskale, si dhe investime të paparashikuara në buxhetin e shtetit.

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve etj, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”, thuhet në pikën 4 të nenit 91 të Kodit Zgjedhor. Kryeministri nuk është mjaftuar me kaq, por ka premtuar edhe rritjen e pagave në administratë. Ai lajmëroi se qeveria ka në plan rritjen e rrogave, me qëllim që përgjatë dy viteve paga mesatare të arrijë në 900 euro.

“Këto janë të gjitha çështje dhe zotime që janë marrë denb baba den dhe nuk kanë lidhje me Kodin dhe zgjedhjet. Ne i respektojmë kinezëritë që i kemi bërë, por nuk na pengon të shpërblejmë pensionistët.” Kryeministri nuk dha përgjigje kur u pyet nga gazetarët nëse ka dijeni për vonesën e dekretimit nga Presidenti të Vlora Hysenit si drejtuese e re e SHISH apo mbi hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. “Këto thashethemet e katundit nuk kam as dëshirë e as nevojë e as kohë për t’u marrë”.

Artikulli paraprakPAMJET NË ZELANDËN E RE MAHNITIN BOTËN, SPEKTAKËL DRITASH NË QIEJ
Artikulli tjetërMANASTIRLIU: 66 MJEKË TË RINJ I SHTOHEN SISTEMIT SHËNDETËSOR