Denoncimet ndaj drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Gentian Ibro dhe zyrës që ai drejton vazhdon ende nga qytetarët e Shkodrës.

Kësaj radhe kanë qenë disa telefonata të bëra në emisionin e mëgjesit Info Plus të drejtuar nga Noela Pjerza që kanë ardhur si denoncime për drejtorin Ibro për të cilin këta telefonues kanë dyshime se është i përfshirë në raste korruptive…

Një ditë më parë një tjetër qytetar, Fredi Ndoja denoncoi publikisht drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Gentian Ibro se si i kishte prishur lokalin e vëllait të tij në një kohë kur i ishte dhënë leja duke i çuar dëm investimin e bërë.

Këto denoncime në adresë të drejtorit Gentian Ibro dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Shkodër vijnë pas skandalit të ndodhur ku drejtori Ibro u përfshi në një sherr fizik me inspektorin e tij Naim Deniku.

Star Plus fton sërish të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të mundshëm korrupsionin dhe informacion që mund të kenë për drejtorin Gentian Ibro dhe zyrën që ai drejton në bashkinë Shkodër. Nga ana tjetër bashkia vazhdon që të hesht duke mos dhënë asnjë sqarim për opinionin publik pas përpasjes fizike të drejtorit Ibro dhe inspektorit Deniku.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, VLLAZNIA B KËRKON PAGAT E PRAPAMBETURA
Artikulli tjetërEMIGRANTI DHURON 250 MIJË LEKË TË REJA