
Në oborrin e xhamisë së Parrucës u organizua tribuna fetare me temë “Koha, rinia dhe morali në peshoren e Islamit”. Në këtë aktivitet të Myftinisë Shkodër, ligjëruan studentë të Universitetit Islam të Medinës së Ndriçuar.
Ndërkohë, myftiu I Shkodrës imam Muhamed Sytari vlerësoi devotshmërinë e të rinjve për të përcjellë islamin me përkushtim.






