Aksioni i koordinuar nga DEA amerikane u finalizua një ditë më parë në Madrid. Bashkë me shqiptarët dhe spanjollët u arrestua dhe një kolumbian.

Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1 milionë e 550 mijë euro kesh.Ka dyshime të forta se kokaina është blerë te Klan De Golfo, e njëjta organizatë mafioze që dërgoi 613 kg kokainë në Durrës, në fundshkurt të këtij viti.Droga e sekuestruar u gjet e grumbulluar në një magazinë në Madrit.

Dy shqiptarët e arrestuar në hollin e një hoteli, Julian Deblini dhe Dritan Gradica mendohet se janë edhe bosët e kësaj linje që u zbulua në kryeqytetin spanjoll.

Në pranga ka rënë dhe njeriu i tyre i besuar si dhe 2 shtetasit spanjollë me precedentë të mëparshëm kriminalë. Shtetasit spanjollë do të bënin transportimin e drogës.

Dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë në Spanjë me 1 ton kokaine. Ata drejtonin një grup të strukturuar kriminal. Bashkë me ta u arrestuan edhe dy spanjollë Ruben Paz Ciprian Muñoz dhe Rubenit del Castillo de la Torre.

“Në momentin e ndërhyrjes, policia gjeti 790 pako me peshë 1 000 kg kokainë si dhe 1 550 000 euro cash që mbaheshin në një valixhe dhe që do përdorej për të paguar transportin e drogës”.

Kokaina vinte me fluturime çarteri nga Kolumbia dhe ishte fshehur në 790 valixhe të zeza. Mësohet se grupi kriminal përdorte një shoqëri transporti për të maskuar trafikun e kokainës.

Hetimet nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA e SHBA në koordimin me Europol. Mediat spanjolle kanë lëshuar alarmin se porti i Algeciras,

ku u sekuestruan afro 9 ton kokainë javën e kaluar, është shndërruar në një Kolumbi të vogël dhe droga e Klan de Golfo blihet nga shqiptarët, turqit, marokenët, rusët, italianët, spanjollët, francezët dhe britanikët.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHË, SHERR KUNATASH, NJËRA PËRFUNDON NË SPITAL
Artikulli tjetërSHQIPTARI KERCENON TË DASHURËN PARA POLICËVE