Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar menjëherë pas aksionit të policisë që përfundoi me kapjen e gjysmë ton droge në Portin e Durrësit.

Sipas Xhafajt ky ishte një superaksion i policisë që i dha një goditje të fortë trafikut ndërkombëtar.

“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron.

Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp,” shkruan Xhafaj në Twitter.