Partia Demokratike ka hedhur akuza të drejtpërdrejta mbi pronarin e Alba Exotic Fruit shpk, firma që kishte porositur bananet nga Ekuadori ku u gjet 137 kg kokainë, Eduart Dautin. Nëpërmjet ish-deputes Jorida Tabaku, PD-ja akuzon se ndaj tij, nuk është marrë asnjë masë teksa ka publikuar një dokument, ku vihet në dukje se kjo kompani ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar, duke e marrë si të mirëqenë se në këto 151 udhëtime është transportuar kokainë.

Nga selia blu, Tabaku shprehet se çdo ditë e më shumë Shqipëria po shihet nga vendet e BE si vend kyç sa i takon drogërave.

“Shqipëria e cila kërkon integrimin në BE është kthyer në një vend kyç sa i takon drogërave, janë 3 raste të paraqitura për publikun këto ditë që vërtetojnë protagonizmin (ashtu si është bërë e udhës këto 6 vitet e fundit) në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rasti më i bujshëm ishte ai i disa ditëve më parë ku një sasi rekord kokaine u kap falë nderhyrjes se DEA-s. Por porositësi i shpëtoi aksionit. Faqja që tregon udhetimet e anijeve me ngarkese zbulon se kompania Alba Exotic Fruit shpk, (https://panjiva.com/Alba-Exotic-Fruit-Shpk/29513544) ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar. Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar.

Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në nje bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar. Integrim do të thotë plotësimi kushteve, kjo e fundit do të thotë vullnet politik dhe kjo mungon.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i politikës së kësaj qeverie dhe mazhorance. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë. Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to!

Nuk eshte kjo Shqiperia qe meritojne femijet tane, nuk eshte kjo rruga Europiane e Shqiperise! Me Edi Ramen nuk mund te kete Shqiperi europiane”, shprehet Tabaku.

Artikulli paraprakMANASTIRLIU: QENDËR SHËNDETËSORE 24 ORËSHE PËR 90 MIJË BANORË NË KOMBINAT
Artikulli tjetërAMAZONA BOLIVIANE, DYMBËDHJETË MILION HEKTARË PYJE JANË KTHYER NË HI