Një tjetër shqiptar pjesë e trafikut të drogës arrestohet në Spanjë. Shqiptari me inicialet A.H. në bashkëpunim me pesë spanjollë pritet të dënohen nga gjykata me më shumë se 55 vite burg.

Ai rezulton i dënuar edhe në 2013 në Itali për trafik droge. Në momentin e arrestimit udhëheqësve të grupit i’u gjetën dhjetë qese plastike transparente, që përmbanin shumën prej 200,000 euro të cilat do t’ua paguanin furnizuesve, tri automjete të modifikuara, armë, 9.8 kg heroinë dhe 3.5 kg kokainë.

Të akuzuarit për krijimin e rrjetit të drogës përdornin këtë skemë: Grupi i arrestuar furnizohej me drogë cilësore nga komuniteti i Valencias dhe më pas vendosej në Portugali ku shpërndante lëndën narkotike për klientët e saj, më pas ata ktheheshin në Valencia dhe me paratë e fituara nga shitja e drogës likuidonin furnizuesit.

Për kryerjen e trafikut të drogës grupi përdorte apartamente dhe shtëpi të marra me qera si dhe automjete të modifikuara me fund të dyfishtë që gjatë kontrolleve rutinë të policisë droga të mos zbulohej nga qentë antidrogë.

Gjashtë shtetasit e arrestuar si të dyshuar për trafik droge kryesisht heroinë dhe kokainë akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, falsifikim dokumentesh, posedim ilegal armësh dhe përdorim pasaportash të rreme.

Disa javë më parë janë arrestuar disa shqiptarë, dy në Madrid për 1 ton kokainë, ndërsa në Malaga katër shqiptarë me 86 kg po kokainë.

Artikulli paraprak700 KG DROGË E SEKUESTRUAR, ZBARDHEN EMRAT E SHQIPTARËVE TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërÇUDIA E VETINGUT/ DREJTËSIA E RE NË DUART E GRAVE, ‘DIGJEN’ TË GJITHË BURRAT