Policia italiane ka goditur një bandë kokaine, pjesë të së cilës ishin dhe anëtarët e një familjeje shqiptare. Shitja e lëndëve narkotike, kokainë, marijuanë dhe hashash, menaxhohej nga një 40-vjeçare shqiptare, së bashku me djalin dhe dhëndrin e saj.

Bëhet fjalë për 40-vjeçaren Adelina Lisi, e cila është arrestuar bashkë me djalin 23-vjeçar, Hasan, dhe dhëndrin e saj rumun, 28-vjeçarin Daniel Valentin Ugnureanu, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ju shihnin lëndë narkotike të miturve.

Mediat fqinje raportojnë se familja shqiptare brenda dy viteve kishte blerë dy shtëpi, një sipërfaqe toke dhe një makinë, vlera e të cilave shkonte në 200 mijë euro, por që janë sekuestruar, pasi dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal.

Policia njofton se banda shqiptare mbahej nën vazhdim prej më shumë se një viti, pas një përgjimi ku flitej për shitjen e drogës, ku nëna shqiptare është dëgjuar të thotë: “Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë”.

Artikulli paraprak14 TËRMETE TRONDISIN JUGUN E VENDIT, PANIK TE BANORËT
Artikulli tjetërGJENDET I VDEKUR BRENDA NË MAKINË NJË PERSON