Kokainë në aksin Durrës-Ankona; 5 të arrestuar Porti i Ankonës ka qenë në qendër të një trafiku kokaine me prejardhje nga Shqipëria.

Një kanal i rëndësishëm i furnizimit me drogë, me vlerë 70 mijë euro në muaj, është neutralizuar nga karabinierët. Ushtarakët e vendit fqinj kanë arrestuar 5 persona dhe kanë sekuestruar 500 gramë kokainë të pastër në formë kristalesh, që do të shpërndahej në tregjet e lokaliteteve Val Muzone dhe Jezi. Hetimet për këtë xhiro trafiku kishin nisur nga karabinierët e qytezës së Ozimos pranëverën e kaluar, raportojnë mediat italiane online. Kanë qenë rreth 30 ushtarakë që kanë bllokuar rrugët e lokaliteteve të sipërpërmendura dhe kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar Edmond Hidri, drejtues i bandës, maqedonasit Fatmir Dauti dhe italianëve Mirko Massaccesi e Antonella Tittarelli. Ndërkohë, një tjetër shqiptar, Kleo Shuturiqi, rezident në Rekanati, është ndaluar nga policia gjyqësore. Aksioni i karabinierëve u ekzekutua pasi u konstatua se Hidri depozitoi sasinë prej 500 gramësh në një ndalesë gjatë rrugës dhe tre të tjerët shkuan ta rekuperonin.

Artikulli paraprakSTADIUMI, ADEMI: S’KA KONTRATË ME FSHF PA KRYER PUNIMET
Artikulli tjetërMOSKOORDINIM GJYKATE-PROKURORI,SHTYHET GJYQI NDAJ FRROKUT