Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me kokainë

 Mediat fqinje raportojnë për arrestimin e dy shqiptarëve të moshës 25 dhe 30 vjeç, të cilët kishin krijuar një fabrikë drogë në një apartament të zi në ish-qendrën kulturore të Ivrea në ‘La Serra’. Dy të rinjtë kishin marrë me qira apartamentin dhe kryenin veprimtarinë kriminale. Ka qenë një shpërthim në banesë që ka fundosur dy shqiptarët, si dhe pronarin e apartamentit. Ky i fundit rrezikon dënimin, nëse vërtetohet se ai ka qenë në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të të rinjve.