Rikthehen rradhet kilometrike per kolaudimin e automjeteve ne qytetin e Shkodres.

Kjo pamje ishte e pritshme ne fund te vitit e megjithate edhe pse kesaj here pronaret e automjeteve jane kujtuar me heret per kontrollin teknik te mjeteve , situata duket e njejte. Jashte kamerave drejtuesit e automjeteve shprehen se vijne nga larg dhe presin qe ne oret e para te mengjesit ndersa sherbimi qe I ofrohet eshte jashte cdo standarti. Kompania koncensionare SGS zvicerane e cila ka nje kontrate 10 vjecare me shtetin shqiptare pervecse eshte e vetmja kompani ne llojin e saj, ajo ka nje qender te vetme per te gjithe qarkun e Shkodres.

Nga burime te brendshme mesohet se ne qendren qe ndodhet ne Shkoder dhe qe perfshin sherbimin per te gjithe qarkun punohet vetem me dy sportele perkatesisht nje per automjetet te vogla e nje tjeter per ato te tonazhit te larte. E gjithe kjo shkakton rralle te gjata, ore te tera pritjeje, trafik ne kete segment si dhe pakenqesine e drejtuesve te automjeteve te cilet per dite te tera lene menjane gjithe angazhimet e tyre per tiu dedikuar nje sherbimi jo cilesor qe I ofrohet.

Artikulli paraprakPROTESTA E BANOREVE TE DOBRAÇIT, REAGON GJURAJ
Artikulli tjetërADEMI: PASURIA IME NGA PRONAT E TRASHËGUARA