Edhe pse jemi ne mesin e janarit radhet e gjata te automjeteve per te kryer kontrollin e detyrueshem teknik , vazhdojne te jene present ne Qarkun e Shkodres.

Jo vetëm në ditët e fundit të dhjetorit, ku radhet kilometrike dukeshin normale , por edhe fillimi I ketij viti po shoqerehet me te njetjen situate. Kjo per shkak se I gjithe Qarku I Shkodres ka vetem nje qender ku operon me 2 sportele, nje per automjetet e vogla e nje per ato te tonazhit te larte. Nderkohe kjo situate eshte mjaft shqetesuese per drejtuesit e mjeteve pasi pritja per ta nuk llogaritet ne ore , por pothuajse edhe ne disa dite. Ky është edhe një nga rastet tipik kur një shërbim e merr në dorë privati për ta përmirësuar atë, por në fakt ndodh e kundërta. Shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve iu dha me koncesion në vitin 2010 kompanisë zvicerane “SGS Societe Generale”, ndërsa që atëherë dhe deri tani, qytetareve jo vetem nuk iu eshte ufruar nje sherbim me I shpejte, por madje ata cdo here jane te detyruar te presin ne radhe te gjata .