Shkolla e mesme “Kolë Idromeno” është plotësisht e gatshme për të mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor 2026-2027. Pas një rikonstruksioni të plotë, ky institucion arsimor do të hapë dyert me ambiente të tëra të reja, bashkëkohore dhe kushte moderne mësimdhënieje.

Sa i takon regjistrimieve për vitin e ri shkollor, deri më tani pranë shkollës “Kolë Idromeno” janë regjistruar 13 nxënës në klasën e dhjete, ndërsa pritet që ky numër të rritet përgjatë ditëve në vijim.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe investimet e fundit të realizuara në këtë shkollë pritet të jenë një faktor kyç jo vetëm në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, por edhe në thithjen e një numri më të madh nxënësish që do të ndjekin arsimin e mesem në këtë shkollë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZJARRET NË VEND, 4 VATRA AKTIVE! PROBLEMATIKË MBETET DAJTI DHE LUNDRE NË MAT
Artikulli tjetërQËLLOI PËR VDEKJE TRE PERSONA NË NJË POLIGON NË MAL TË ZI, 30-VJEÇARI RUS VRET VETEN PAS PËRPLASJES ME POLICINË