
Në Frankfurt (Oder), u konkretizuan rrugët e bashkpunimit ndërmjet Kolegjit Universitar “Qiriazi” dhe Universitetit Europian “Viadrina”.
Kjo rruge bashkepunimi eshte bere e mundur gjate takimit mes presidentit te Bordit të Universiteti Europian Viadrina Prof. Alexander Woll dhe Presidentit të Kolegjit Universitarë “Qiriazi”, Prof. Gjokë Uldedaj. Gjate ketij takimi eshte rënë dakort për të gjetur rrugë dhe mundësi bashkpunimi kryesisht në disa drejtime: Hapja dhe unifikimi i programeve në Anglisht, për të krijuar mundësin e trasferimit të studentëve dhe krediteve ndërmjet dy Universiteteve. Shkëmbimi i eksperiencave të mësimëdhënies, duke ftuar professor nga Universiteti Europian Viadrina. Për vitin akademik 2017-2018 e në vazhdim, do punohet me grupe pune, për të mundësuar një bashkpunim afat gjatë, duke zgjeruar fushat e këtij bashkëpunimi dhe për të shkuar drejtë një partneriteti të konsoliduar. Kjo ishte vizita e parë, takime të tjera janë planifikuar në vitin 2017, me vizitën e Presidentit të Bordit të Universiteti Europian Viadrina Prof. Alexander Woll, në Tiranë.






