Bukurite natyrore të rajonit të Lezhës u hodhen në telajo përmes penelit të 28 piktoreve më të mire nga trevat shqiptare.Ata qëndruan në këtë zonë për 5 dite me radhe, dhe punimet e tyre u prezantuan përmes një aktiviteti të veçantë të organizuar në Shëngjin.Kjo nisem e cila vjen për të dytin vit radhazi u ndërmor nga piktori lezhjan Pashk Përvathi, sipas të cilit Lezha mbetet një frymëzim per artistet e artit figurativ dhe piktura është mënyra më e mire për të prezantuar këtë zone me resurse te jashtëzakonshme.

Lezha të jep mundesi për të shprehur në maksimum talentin në artin figurativ thonë piktoret, të cilët u bënë pjesë e kësaj kolonie.

Ne këtë ekspozite u prezantuan 60 piktura të artisteve shqiptar, ku pjesa më e madhe të cilave ishin peisazhe të zonave më të bukura të Lezhës.

Artikulli paraprakKONKURSI I POETËVE TË RINJ NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKOLLA “PJETËR MESHKALLA” HAP DYERT