
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë 20 metra poshtë në humnerë , duke rrezikuar që të përfundojë në ujrat e Lumit Drin.
Ndërsa ka mbetur I plagosur drejtuesi I mjetit 20 vjecari Zef Lulashi.Ngjarja ndodhi rreth orës 9.15 të së shtunes në rrugën e Komanit , në fshatin Mllojë të njësisë administrative Vau-Dejes.Automjeti tip Land Rover me targa AA 126 KR që drejtohej nga 20-vjecari Lulashi si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga, dhe mjeti është rrokullisur 20 metra duke përfunduar në një shkëmb I cili e ka shpëtuar drejtuesin e saj që të mos binte në lumë cka do të ishte fatale për të.Dëshmitari okular Smajl Geci një coban I zonës rrëfen momentet e ngjarjes, ndërsa ka qënë personi I cili I ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit. Drejtuesi I mjetit është transportuar në spital dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrrezikut për jetën.Në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se shkaku ka qënë drejtimi I parregullt I mjetit.






