Policia vendore e Shkodrës ka uhstruar një kontroll në liqenin e Komanit për mjetet lundruese pa licensë në këtë liqen. Nga kontrolli i forcave të policisë bashkë me efektivët e kufirit dhe struktura tjera policore janë bllokuar tri mjete lundruese. Po ashtu policia vendore e Shkodrës ka proceduar në gjendje të lirë tre shtetas për ushtrim të aktivitetit pa licensë të mjeteve lundruese.

Liqeni i Komanit në këtë kohë ka një dyndje të madhe turishtësh të huaj por edhe pushues vendas të cilët i drejtohen kryesisht lumit të Shalës por edhe drejt Valbonës në Tropojë duke kaluar nga liqeni i Komanit në Fierzë apo edhe pika të tjera turistike që janë rreth këtyre ujrave. Shpesh herë është ngritur alarmi i transportimit të pushuesve dhe turistëve nga mjete lundruese të pasigurta dhe që janë kthyer në një rrezik duke bërë që policia të ushtrojë këto kontrolle dhe të bllokojë tri prej mjeteve.

Edhe vitet e kaluara policia vendore e Shkodrës ka ushtruar kontrolle të herë pas hershme për mjetet lundruese në liqenin e Komanit duke qenë se është një prej liqeneve me një fluks të madh gjatë muajve të verës. Aq më tepër që muaji gusht pritet që të ketë një numër shumë më të madh turistësh të huaj e pushues vendas se sa deri më tani ndaj edhe forcat e policisë kanë zbitur në terren për të garantuar transportin e sigurtë nga liqeni i Komanit drejt lumit të Shalës apo drejt Valbonës.

Ndërkohë disa herë është hedhur idea nga bashkitë përreth këtyre liqeneve që mjetet lundruese të mos jenë më të pavarura por të bëhet i kontrolluar nga bashkitë përmes një koncensioni për mjetet lundruese duke ofruar mjete të përshtatshme të një standardi të duhur për lundrim, kushtet që nevojiten për transportimin e turistëve dhe pushuesve vendas dhe gjithçka tjetër që nevojitet. Deri më tani kjo ka mbetur në kuadër të një propozimi dhe nuk ka diçka konkrete për ta hedhur në zbatim këtë ide përmes një plani të mirëfilltë në mënyrë që të shmangen ata që bëjnë transport me mjete lundruese të pasigurta dhe pa licensat përkatëse dhe trajnimet e duhura.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROJEKT PËR PUNËSIM SEZONAL NË ITALI
Artikulli tjetërSHKODËR, GRUPI N’GEN SJELL PERLAT E MUZIKËS ME STIL MODERN