Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka zbardhur listën e lojtarëve që ka ftuar për ndeshjet me Danimarkën dhe me Portugalinë. Risia e teknikut për dy sfidat vendimtare që vendosin fatin e kualifikimit është Berat Xhimshiti. Ndërsa një tjetër lajm që ka zyrtarizuar De Biasi është zëvendësimi i Altin Lalës me Erion Bogdanin në pozicionin e zv.trajnerit të kombëtares. Përsa i përket ndeshjeve të shtatorit, De Biasi deklaroi se nuk kënaqet me dy barazime duke kërkuar më shumë.

“Kemi dy ndeshje të vështirë me Danimarkën dhe Portugalinë. Në këto dy ndeshje vendosen fatet e kualifikimit për në Euro 2016. Danimarka, rival direkt për vendin e dytë, duhet të luajmë me kujdes, pasi luajnë në fushën e tyre dhe janë të fortë në luftën në ajër. Nuk kënaqem me dy barazime në këto dy ndeshje, kërkoj më shumë dhe kam besim se do të marrim maksimumin”deklaroi ai.Zbardhet formati i biletave të personalizuara për ndeshjen Shqipëri-Portugali që do të zhvillohet më 7 shtator në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Siç shihet qartë edhe nga fotoja është shkruar emri dhe mbiemri i atij që posedon biletën dhe përpara hyrjes në stadium, personi duhet të tregojë edhe kartën e identitetit ose pasaportën, në mënyrë që të korrespondojnë. Nëse personi nuk korrespondon i njëjtë, atëherë ai nuk do të lejohet të futet në stadium. Biletat e personalizuara për ndeshjen me Portugalinë janë provë për sfidën me Serbinë që do të zhvillohet në Tetor në Elbasan.

Artikulli paraprakRAMA: NUK E GËZON KUSH PRONËN E VJEDHUR
Artikulli tjetërRRUGA E KOMBIT DREJT KONCENSIONIT, 5 EURO TARIFA