
Kombëtarja e Shqipërisë së femrave do të rikthehet në fushë për dy përballje të rëndësishme ndaj Uellsit, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Armir Grima do të përballet me Përfaqësuesen e Uellsit më 14 dhe 18-prill. Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve të rëndësishme, stafi teknik ka përzgjedhur një grup prej 23-futbollistesh. Në këtë grumbullim rikthehen Leonora Dedgjonaj, Suzana Vuksani, Melissa Toma dhe Mimoza Hamidi, ndërsa një mungesë e rëndësishme për skuadrën kuqezi është mesfushorja Qëndresa Krasniqi, e cila do të qëndrojë jashtë për shkak dëmtimi. Lista e plotë e futbollisteve të grumbulluara nga trajneri shkodran Armir Grima fillon nga portieret Antigona Hyska, Rajmonda Spahija dhe Klesjana Spaho. Për mbrojtjen janë thirrur Rexhina Maxhalaku, Arbenita Curraj, Alma Hila, Armela Tukaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Aglia Iliadhi, Suzana Vuksani, Leonora Dedgjonaj dhe Melissa Toma. Ndërkohë, mesfushore janë ftuar Esmeralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Marinela Mema, Mikaela Metalla, Mesuare Begallo, Mimoza Hamidi dhe Xhesika Ndoj. Për sulmin janë thirrur Fortesa Berisha dhe Valentina Troka. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 14-prill në transfertë, ndërsa takimi i dytë ndaj Uellsit do të luhet më 18-prill në “Elbasan Arena”, ku vajzat kuqezi do të kërkojnë mbështetjen e tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi.






