
Kombëtares shqiptare do t’i mundojnë dy lojtarë të rëndësishëm në miqësoren ndaj Austrisë Shkëlzen Gashi dhe Ledian Memushaj nuk janë të gatshëm për këtë sfidë.
Dy futbollistët e Kombëtares nuk janë në kushte optimale dhe trajneri Gianni De Biasi nuk do t’i rrezikojë për ndeshjen e sotme, Gashi është dëmtuar dy ditë më parë në pulpë, ndërsa shqetësime ka pasur edhe mesfushori Memushaj. Nuk dihet ende nëse lojtarët do të jenë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Luksemburgut.


