Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në San Marino ku do të kërkojë pa justifikime fitoren ndaj ekipit në letër inferior.

Kuqezinjtë vijnë nga një humbje 0-2 ndaj Anglisë teksa tashmë do të pretendojnë të marrin një tjetër fitore në transfertë për të shkuar në 6 pikë në grupin ku ndodhen.

FSHF bën me dije se Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje pasi është skualifikuar prej numrit të kartonëve teksa Odise Roshi nuk rikuperohet prej dëmtimit.

Në dyshim është edhe Florian Kamberi.

Gjatë këtyre eleminatoreve kombëtarja shqiptare humbi dhe Marash Kumbullën, teksa Edy Reja do të duhet që ndaj San Marinos t’i bëjë llogaritë me një numër të kufizuar lojtarësh.