Skuadra kombëtare U-20, e cila është në fokusin dhe drejtimin e trajnerit të ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Antalia (Turqi), më përfaqësuesen U-20 të Azerbajxhanit, gjatë mesit të muajit janar. Sipas programit të Sektorit të Ekipeve Kombëtare, këto dy takime do të luhen, njëra në datë 21 dhe tjetra pesë ditë më vonë me 26 janar do të zhvillohet edhe sfida e dytë në orën 18.00 (ora lokale).

Për këtë grumbullim dhe për këto dy ndeshje trajneri i kësaj skuadre Alban Bushi ka grumbulluar futbollistë të datëlindjes: 1997, 1998 dhe 1999, brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë ne listën e lojtarëve është edhe sulmuesi shkodranë Belajdi Pusi që do të grumbullohet me kombëtaren e U-20 që do të luajë javën e ardhshme dy ndeshje miqësore.

Trajneri Alban Bushi ka vendosur që t’u japë prioritet futbollistëve të kampionatit shqiptar ku nuk kishte si të mungonin përfaqësues nga Shkodra edhe pse në fakt pritej që të ishin edhe futbollistë të tjerë si Senad Hysenaj apo Enes Isufi apo edhe ndonjë tjetër.