Kombëtarja U-20 e Shqipërisë ka fituar me rezultatin 1-0 ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit. Ndeshje kjo që është luajtur në Antalia të Turqisë ku rezultati flët në favor të kuqezinjve shqiptarë. Interesant është fakti se golin e fitores është shënuar nga një shkodran. Ka qënë Pikerisht sulmuesi i Vllaznise Belajdi Pusi ai që më anë të këtij goli ka treguar më së miri vlerat e tij si lojtarë. Belajdi Pusi ka qënë titullar në këtë ndeshje për 85 minuta në fushën e lojës duke treguar cilësitë e tij si futbollist premtues për të ardhmen ku në këtë miqësore të parë që Kombëtarja U-20 zhvilloi në Azerbajxhan ishte pikërisht ai që i dhuroi edhe fitoren kuqezinjve në këtë takim.

Ndryshe Belajdi Pusi është edhe golashënuesi më i mirë i të rinjve në Shkodër , i cili spikati edhe në debutimin historik të Vllaznisë në Ligën e Kampioneve për U19, duke shënuar dy gola ndaj Zimbru Kishinjevit. Ndërkohë Kombetarja U-20 nën drejtimin e traineri Alban Bushit do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore në Turqi e cila do të mbahet në datën 26 janar ku edhe në këtë takim shpresohet që kombëtarja e 20 vjeçarëve të arrijnë sërish të fitojnë edhe në këtë miqësore.

Artikulli paraprakRRITEN KËRKESAT PËR LEJE NDËRTIMI NË SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA PËRGATIT FORMACIONIN NDAJ KUKËSIT