
Miqësorja e luksit mes Shqipërisë U-21 dhe Anglisë U-21 do të luhet në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës në datën 15 nëntor në orën 18:00.
Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar impiantin ku luajnë Shpresat për miqësore luksi pasi zakonisht skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ndeshjet e saja i zhvillon në Elbasan Arena, Niko Dovana në Durrës dhe Selman Stërmasi në kryeqytet.
Këtë herë skuadra U-21 do të spostohet në Shkodër në një stadium me një kapacitet më të madh dhe me kushte më të mira për tifozët që do të kërkojnë të ndjekin nga afër sfidës mes Shqipërisë U-21 dhe Anglisë U-21.
Në këtë zhvendosje të kombëtares Shpresa ndikon edhe fakti që në Elbasan Arena në datën 14 nëntor do të luajë kombëtarja A ndaj Andorrës. Kushtet e fushës për vetëm një ditë nuk do të ishin optimale për një sfidë të tillë.






