
Mes një brezi të ri aktorësh që po formohen gradualisht dhe aktorëve që kanë një jetë në skenë, teatri “Migjeni” mirëpriti komedinë e estradës të Shkodrës të quajtur “Big Brother Vip Shkodra”. Mjeshtrat e Mëdhenj, Besnik Çinari, Drane Xhai dhe Rita Gjeka njëkohësh drejtoreshë e teatrit “Migjeni” bashkë me lojën e 17 aktorëve të rinj sollën të qeshura për publikun ndërsa shprehen se estrada e Shkodrës do vijojë të mbijetojë me emrat e rinj.
Një prej aktoreve të reja Lusi Bregu shprehet se emocioni për të rinjtë është i madh në skenën e teatrit “Migjeni”. Regjisori Ismet Drishti i cili vjen për herë të dytë me një komedi në Shkodër vlerëson aktorët e rinj ndërsa kjo pjesë trajton disa prej fenomeve shqetësuese të rinisë shqiptare por edhe ekraneve të disa prej mediave. Komedia Big Brother Vip Shkodra përkoi me 68 vjetorin e lindjes të aktorit Besnik Çinari i cili e festoi në skenë bashkë me publikun…
Pjesë e kësaj komedie ishin edhe aktorët Fritz Selmani, Arbër Bala, Aleksandër Prenga, Enejda Kruja, Nikolin Ferketa, Astrit Fani, Akil Varfi dhe këngëtarët Ketlin Pjalmi, Niki Mjeda, Savjana Vjerdha që ishin në rol aktorësh ndërsa performuan edhe Rezarta Smaja dhe Laorjan Ejlli.