NISEMI ME EMOCIONE TË MËDHA DHE ME DËSHIRËN TË KTHEHEMI ME ÇMIMIN E PARË. Trupa e komedis të teatrit Migjeni niset ditën e premte për në Mitrovicë . Ata do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të komedis ku pjesmarrës janë shumë trupa të teatri shqipfolës. Vitin që shkoi ata kanë marrë edhe cmimin e parë për komedinë më të mirë . Me komedinë ” Tri halla edhe nji tul” kasti i aktorëve Drande Xhai , Miriam Bruceti e cila pas shumë vitesh është rikthyer nga Franca , Paskualina Gruda,Smajl Alija , Muhamet Cekini e Anton Krosaj në rolin kryesor do të përcjellin për spektatorët e pranishëm humorin e spikatur shkodran .

Kjo komedi është shkruar nga aktori i mirnjohur shkodran Besnik Cinari dhe e vendosur në skenë nga Bruno Shllaku. Provat për këtë komedi janë realizuar në një afat kohor record prej 22 ditësh, e aktorët shprehen se zakonisht atyre u nevojitet rreth 3 muaj për vendosjen në skenë të një shfaqeje teatrale .Ndër të tjera ata janë shumë të emocionuar që do të dalin të performojnë para publikut ,edhe pse për ta nuk është hera e parë.Kasti I aktorëve shkodranë do të kthehen me datën 8 qershor dhe ata shpresojnë shumë që të rikthehen me shumë cmime mbas vetes sic ndodhi edhe vitin që shkoi .

Artikulli paraprakNDAHEN LEJE LEGALIZIMI, KËRKOHEN MJEDISE TË REJA PËR ALUIZNIN
Artikulli tjetërFIFA, SHQIPËRIA NGJITET NË VENDIN E 51-të