Dhuna në familje është një nga problemet më të shumta me të cilën përballet shoqëria shqiptare, e si për të gjetur një mënyrë për ta çuar në nivelet minimale të saj, pasi zhdukja e këtij fenomenit duket e pamundur, Policia e Shtetit ka zgjedhur që të hap një kategori në aplikacionin Komisariati Dixhital.

Risi është mundësia që i jepet denoncuesit për dhunën në familje, që të komunikojë online me operatorin e sallës.

Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama, bëhet me dije se një tjetër rubrikë që i është shtuar është edhe “Krimi Mjedisor”, një problematikë e cila është vendosur në fokus të qeverisë shqiptare për mandatin e tretë.

Në video jepen detaje se si funksionon ky aplikacion me 8 rubrika në total, ku denoncuesve do t’u ruhet anonimati i plotë, por edhe do u kthehen përgjigje të personalizuara, si edhe globale që u dërgohen përdoruesve të këtij aplikacioni.

“Komisariati Dixhital ka shtuar dy rubrika kryesore me shumë përditësime të fundit , 8 në tërësi që përfshin aksident i gabuar, ndërtim pa leje, korrupsion, vjedhje, armë mbajtje pa leje, dhunë, ankesë dhe krim mjedisor. Aplikacioni shkarkohet falas, i janë shtuar edhe 2 natyra të tjera të paligjshmërisë Dhuna në familje dhe Krimi mjedisor ku qytetar mund të denoncojnë.

Ka edhe një rubrikë të detajuar me “Pyet Komisariatin Dhixhital” e cila do të funksionojë nëpërmjet opsione hashtag dhe tag. Një staf i dedikuar , do t’ju përgjigjet pyetjeve të qytetarëve dhe paqartësisë që ata kanë në perdorimin e Komisariatit Dixhital. këto pyetje do të publikohen me anonimat të plotë.

Me ndryshimet e fundit u dërgon mesazh përdoruesve. Këto mesazhe janë të personalizuara apo globale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit. Mesazhet janë kryesisht të natyrave të ndryshme, kryesisht informuese. Rubrika e Dhunës në familje do të ketë mundësi të komunikimit online me operatorin e sallës”, njofton Policia.

Një aplikacion i tillë, për kreun e qeverisë, do monitorohet edhe reagimi i Policisë së Shtetit ndaj ankesës ose kërkesës së tyre, vetëm me një klik

“Mirëmëngjes dhe me Komisariatin e Ri Dixhital, ku është zgjeruar hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.