Në vizitën e saj të parë në Shqipëri, komisionerja e për Zgjerimin në BE, Marta Kos dha mesazhin e qartë se Shqipëria e ka vendin në BE. Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Kos vlerësoi përparimin e Shqipërisë për reformat, duke theksuar se vendi ynë është në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave në 2027.

Mesazhin e jep të qartë kur thotë se BE e do Shqipërinë brenda familjes europiane dhe kjo e bën Europën edhe më të fortë.

“Erdha për të treguar mbështetjen për objektivat tuaj ambiciozë, më kanë thënë që janë objektiv realistë. Ju citoj kur thonë që dëshironi që negociatat të përmbyllen deri në fund të 2027. Jemi në rrugën e duhur, jemi në udhë të mbarë, janë hapur grukapitujt e caktuar. Nuk bëhet fjala vetëm për hapjen, por edhe për mbylljen e tyre. Jam e sigurt që me të gjitha reformat që po kryeni kjo do të jetë e mundur. Duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Me ju brenda, Europa do jetë më e fortë”, tha Kos.

Artikulli paraprakRAMA DHE KOMISIONERJA E BE MARTA KOS KONFERENCË PËR SHTYP, KRYEMINISTRI: NUK KEMI ALTERNATIVË PËRVEÇ INTEGRIMIT
Artikulli tjetërAPELI I GJKKO MERR VENDIMIN, KRYEBASHKIAKU VELIAJ LIHET NË BURG