Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, do të vizitojë Shqipërinë më 13 mars, ku do të takohet fillimisht me presidentin Bajram Begajt.

Pas takimit me Presidentin e Republikës, Kos pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjithashtu, eurokomisionerja do të marrë pjesë në në Konferencën e Kolegjit të Europës: Zgjerimi i BE-së dhe shoqëritë e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor: forcimi i shoqërisë civile, barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes së të rinjve

Marta Kos do të zhvillojë takime edhe me Kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin dhe eksponentë të opozitës, si Agron Gjerkmarkajn në rolin e Nënkryetarit të Parlamentit, Jorida Tabakun, Kryetare e Komisionit për Çështjet e BE-së dhe Gazment Bardhin, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH MINISTRAT, KRYESINË E DREJTUESIT POLITIKË
Artikulli tjetërTRUMP: E VËSHTIRË TË MERRESH VESH ME UKRAINËN!