
Në agjendën e vizitës së saj në Tiranë, Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, u takua dhe me përfaqësuesit nga institucionet e drejtësisë, me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Lajmin e ka bërë me dije vetë komisionerja evropiane e cila ka postuar foto nga takimet në rrjetin social X.
Gjatë ditës së sotme, Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, u takua me kryeministrin Edi Rama. Gjatë konferencës të përbashkët, Marta Kos i dhuroi sot Ramës një fanellë basketbolli me numrin 11. Më vonë, ajo u takua dhe me përfaqësues të opozitë, deputetët PD, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.