Komisioni Hetimor – Ish-Avokatja e Shtetit: Shqipëria mund të fitonte arbitrazhin me ÇEZ

Ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandia, në Komisionin Hetimor Parlamentar tha se shteti shqiptar mund ta kishte fituar arbitrazhin me kompaninë çeke, ÇEZ. Ajo tha se kjo kompani kishte kërkuar 300 milion euro të largohej vetë nga Shqipëria, ndërsa në arbitrazh 500 milion euro. Në Komision nuk munguan debatet, çka solli që mazhoranca të braktisë mbledhjen. Mbledhja e Komisionit Hetimor për marrëveshjen e mirëkuptimit mes shtetit shqiptar me komaninë çeke, ÇEZ u zhvillua mes debatesh të shumta, ndersa dëshmoi ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandia. Në dhjetor të vitit 2012, tha Mandia, në Vjenë është zhvilluar një takim dhe kompaninë çeke, e cila ka kërkuar 300 mln euro për të dalë nga tregu shqiptar, ndërsa deklaroi se ÇEZ kishte pranuar se marrëdhënia me kompaninë DIA i përket asaj e jo shtetit shqiptar. Por në marrëveshjen e mirëkuptimit, shteti shqiptar mori përsipër dhe arbitrazhin e kompanisë çeke me kompaninë DIA. Ish-Avoktja e Shtetit tha se për këtë ka vënë në dijeni Ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri. Por pas insistimit të deputetëve socialistë ajo pranoi se për këtë çështje nuk ekzistonin shkresa zyrtare, kjo për faktin se vetëm dy ditë nga takimi ajo është shkarkuar nga detyra. Në Komision nuk munguan debatet deri në akuza personale. Edmond Spaho akuzoi deputetin Eduard Shalsi si avokat të ÇEZ dhe avokat të plehrave, duke sjellë braktisjen e mbledhjes nga anëtarët e mazhorancës. Ish-Avokatja e Shtetit shprehu besim të plotë se Shqiperia do ta fitonte arbitrazhin ndërkombëtar. Por socialistët argumentuan se nëqoftëse shteti shqiptar nuk do të negocionte dhe çështja do vazhdonte në gjykata, sistemi energjitik do të futej në kolaps.