“CEZ”-i, debate në komision Berisha-Ballës: Përdhunues.Balla-Berishes,frikacak.Berisha largohet nga komisioni

 

Nis me debate të ashpra mbledhja e komisionit hetimor për CEZ-in, ku merr pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha dhe përfaqësuesit e PD në komisionin hetimor, kërkuan dorëheqjen e kryetarit të komisionit hetimor, Taulant Balla, i cili sipas tyre duhet ë japë dorëheqjen, pasi është në konflikt interesi. Berisha e bazoi kërkesën e tij te dënimet e Ballës nga gjykata për shpifje. Ndërsa socialisti Balla tha se nëse PD do kishte pikëpyetje, kërkesën duhet ta kishte depozituar një ditë më parë. “E di që ke frikë të vish në këtë komision hetimor, por më dëgjo. Kërkesa nuk është depozituar ende nga nënkryetari i këtij komisioni, Arben Ristani”, tha Balla. Ish-kryeministri Sali Berisha merr pjesë për herë të parë në një komision parlamentar. Berisha refuzoi tre herë kërkesën për të dëshmuar përpara komisionit hetimor për CEZ-in. Ai pranoi të marrë pjesë në këtë mbledhje pas parlaajmërimeve të deputetit socialist, Taulant Balla se do t’i kërkojë policisë shoqërimin e Berishës në komision. Debatet Berisha-Balla Ristani-Ballës: Je në konflikt interesi, dorëhiqu. Taulant Balla: S’kam asnjë konflikt interesi. Sali Berisha: Je një horr i klasit të parë. Je një përdhunues ordiner, por këtu kam ardhur në respekt të parlamentit. Zbato rregulloren e Kuvendit e jep dorëheqjen. Taulant Balla: Zoti dëshmitar, betohu që dëshmosh të vërtetën. Betohu! Sali Berisha: Ky është teatër. Taulant Balla: Ende nuk jeni në kushtet për të marrë fjalën. Dëshmitari në radhë të parë duhet të bëjë betimin. Bëni betimin dhe menjëherë do t’ju jap fjalën që të flisni. Sali Berisha: Zbato rregulloren. Taulant Balla: Ke bërë ç’ke bërë në sallën e Kuvendit, këtu uk e merr fjalën. Ky kom hetimor do jetë një histori suksesi për komisionet e tjera parlamentare. Ridvan Bode: Jeni në konflikt me dëshmitarin. Mund t’ia lini të drejtën e pyetjeve sekretarit të komisionit, ose një anëtari tjetër.