Për sa i takon ngritjen së Komisionit Hetimor për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike,

përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton ish-Ministër i Brendshëm Saimir Tahiri, Partia Demokratike ka përcaktuar se cilët do të jeënë përfaqësuesit e saj në këtë komision.

Edi Paloka do të jetë kryetari i komisionit që do të udhëhiqet nga opozita, ndërsa anëtarët e tjkerë do të jenë: Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi dhe Flamur Noka.

Nga radhët e shumicës, e cila do të ketë edhe mazhorancën në këtë komision, është përcaktuar vetëm nën.kryetarja, që do të jetë Ermonela Felaj.

Objekti i komisionit do të jetë verifikimi i çdo lloj dyshimi për ndikim të paligjshëm në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organet kompetente te ngarkuara me ligj, në hetimin penal të këtij rasti.

Komisioni do të jetë i përbërë nga 11 deputetë dhe do ta ushtrojë veprimtarinë e tij për një afat 6-mujor nga hyrja në fuqi e vendimit për ngritjen e tij.

Artikulli paraprakVDES NJË FËMIJË,MJEKËT: ISHTE ME GRIP
Artikulli tjetërSHERR NË BASKETBOLL FEMRASH, ARRESTOHET BABAI I LOJTARES