SHQIPËRIA HUMBET NË TAVOLINË 3-0 PËRBALLË SERBISË. Komisioni i Apelit pranë UEFA-s ka dhënë vendimin në lidhje me ngjarjet që ndodhën në stadiumin e Beogradit mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës, ku Shqipëria humb 3-0 në tavolinë ndaj Serbisë.

Në këtë seancë komisioni i UEFA-s është njohur me pretendimet e palëve që kërkojnë fitoren në tavolinë të takimit. Shqipëria u përfaqësua nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka si dhe përfaqësuesit ligjorë të dy zyrave juridike të kontraktuara nga federate jonë. Ndërkohë që për palën serbe i pranishëm është sekretari i federatës Lakoviç. Gjatë seancës janë pyetur edhe gjyqtari së bashku me delegatin e UEFA-s. Pas njohjes me pretendimet komisioni është tërhequr dhe pritet të jap vendimin brenda ditës së mërkurë nderkohe qe burimet bejne me ditur se tashme vendimi eshte marre dhe nuk ka kthim pas. Federata Shqiptare e Futbollit kërkon fitoren e ndeshjes në tavolinë, ndërkohë që ajo serbe kërkon rizhvillimin e ndeshjes në një fushë asnjëanëse dhe rikthimin e 3 pikëve që iu hoqën nga Disiplina

Artikulli paraprakKOMISIONI I KEMPIT:RASTI NË SHQYRTIM NË TIRANË
Artikulli tjetërBASKETBOLL, VLLAZNIA KALON PA PROBLEM ELBASANIN