Komisioni i ÇEZ – Shkelzen Berisha nuk bën betimin, Balla: Garda, shoqërojeni jashtë!

Ka dështuar për të tretën herë rradhazi marrja e dëshmisë së djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha në Komisionin Hetimor për ÇEZ. Mbledhja u përfshi që në nisje nga debate mes Berishës dhe kryetarit të Komisionit Balla. Zoti. Berisha i kërkoi dorëheqjen nga drejtimi i seancës me pretendimin për konflikt interesi, gjë që u refuzua nga Balla. Në mungesë të bërjes së betimit nga zoti. Berisha, Balla i kërkoi të lërë mbledhjen. Komisioni hetimor parlamentar i socialistëve për çështjen “CEZ” ka për objektiv sqarimin e rolit të kësaj kompanie në procesin e privatizimit të OSSH. Berisha: I dënuar kryetar, i nderuar Sekretar dhe anëtarë të Komisionit, në një nga mbledhjet e fundit kam paraqitur një kërkesë më shkrim për përjashtimin e të dënuarit kryetar nga Komisioni gjatë dhënies së dëshmisë sime. Jam njohur nga mediat që keni rrëzuar këtë kërkesë, megjithëse nuk më është vënë në dispozcion asnjë vendim me shkrim. Së pari më vini në dizpozicion vendimin me shkrim që keni rrëzuar kërkesën time, brenda rregullit dhe ligjit. Së dyti, dua t’ju njoftoj që ky vendim që keni marrë është marrë në kundërshtim dhe shkelje të hapur të proçedurës penale i cili thotë se kërkesa për përjashtimin e një gjyqtari, në rastin konkret të dënuarit kryetar i Komisionit mund të merret veçse nga një gjyqtar tjetër i së njëjtës gjykatë. Balla i ndërpret fjalën: Një sekondë se drejtoj unë mbledhjen. Berisha: Të mbaroj unë. Balla: Ti që ke ardhur të bësh teatër këtu. E di që ke ardhur të bësh teatër, këtë mbledhje e drejtoj unë. Kjo mbledhje, shko bërtiti kujt të duash por jo këtu. Këtu ule zërin. Berisha: Të mbaroj unë, pastaj vazhdo ti teatrin e Ramës. Balla: Dëshmitari është në një përpjekje të vazhdueshme për të fyer institucionet e këtij Kuvendi. Berisha: Je i dënuar, nuk je i dënuar?Je i dënuar për shpifje. Je shpifës. Balla: Ky dëshmitar ka frikë nga drejtësia ashtu si shokët e tij nuk duan që në këtë vend të bëhet vettingu. Edhe ky dëshmitar është një person që na rezulton nga provat që ka administruar Komisioni. Berisha: Shpifës, je shumë shpifës. Balla: Dakord. Unë qofsha ky që jam, por ti qofsh ai që je. Ja ku është prova. Berisha: Gjykata të ka shpallur shpifës me vendim.

Artikulli paraprakKANCELARJA MERKEL: ARRESTIMI I GAZETARIT NGA ANKARAJA, AKT I HIDHUR DHE ZHGËNJYES
Artikulli tjetërFJALIMI I HOLLANDE NDËRPRITET NGA SNAJPERI. DY TË PLAGOSUR